Pothuajse një skenar filmi, ai që kanë zbuluar forcat e rendit ditën e sotme, ku është vënë në pranga menaxheri i një pike karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, pasi kishte simuluar në bashkëpunim grabitjen me dhunë të karburantit.
Grabitja fiktive kishte ndodhur në mëngjesin e djeshëm, ku u deklarua fillimisht grabitja me dhunë një shumë të madhe parash.
Por nga hetimet e thelluara u zbulua se menaxheri 23-vjeçar i karburantit, Gert Farruku, për një periudhë 2-mujore ka vjedhur sistematikisht kompaninë ku ai punon duke deklaruar shuma më të vogla se fitimi. Dyshohet se Farruku e ka organizuar vjedhjen për të larë borxhet që ka pasur në loto, që ai luante në lokalin e 22-vjeçarit Arsid Haxhija, i cili sipas hetimeve ka përfituar shuma të mëdha parash nga Farruku.
Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të menaxherit të Farrukut dhe Haxhijës. Nga ana e grupit hetimor vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.