LAJME

“Kishte shoqëri të keqe”, vritet boksieri shqiptar në Gjermani, u gjet i pajetë natën e ndërrimit të viteve

Liridon B., një boksier shqiptar, 23 vjeç është gjetur i pajetë më shinat e një hekurudhe treni në Gjermani. Kanë qenë punonjësit ata që kanë pikasur trupin e 23-vjeçarit të shtrirë në tokë.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 31 dhjetorit. BILD shkruan se më 31 dhjetor Liridon B. është konfrontuar rreth orës 6 të mëngjesit me shokun e tij Andreas M. (23). Liridoni e goditi atë me thikë, e lëndoi rëndë. Më pas Liridon B. iku, ndërsa Andreas M. shkoi në klinikë

Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë dhe me plagë të shkaktuara nga një thikë. Policia nuk e përjashton faktin që Adreas të jetë kthyer e ta ketë qëlluar apo që Liridoni të ketë qëlluar veten. Kjo pasi, i riu shqiptar ishte i varur nga lëndët narkotike si dhe ishte dënuar për trafik droge. Madje dhe sherri me shokun e tij Andreas dyshohet të ketë ndodhur për të njëjtën arsye.

Liridoni ka qenë kampion në boks, më konkretisht i juniorit Frankonian 2015 dhe i Bavarisë së Veriut në peshën e lehtë (deri në 60 kilogramë). Ai u konsiderua një shpresë e madhe për të rinjtë në TV 1880 Gunzenhausen. Ish-trajneri i tij Ralf Markert tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe dhe ishte përfshirë në tregun e trafikut të lëndëve narkotike.

“Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin,”- deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago