Zonja nga Peja e cila mbrëmë solli lot dhe emocion për të gjithë shikuesit kur ofroi ndihmë për Shqipërinë, është Gjyljeta Devolli.
Ajo harroi sëmundjen e rëndë të kancerit me të cilën përballet, dhe hapi zemrën e saj duke dhuruar mjete financiare për shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit.
”Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, u shpreh ajo mes lotëve.
Një akt të tillë bamirësie, vështirë se e përballuan të gjithë pasi mes lotësh u përmbyll edhe emisioni ku po grumbulloheshin donacione për ta ndihmuar Shqipërinë.