POLITIKE

Kjo është marrëveshja VV – LDK për ministritë dhe postet tjera

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë definuar pothuajse gjithëçka rreth marrëveshjes së koalicionit qeverisës. Në takimin e liderëve të partive, Kurti e Mustafa janë qartësuar edhe ministritë që do t’i drejtojnë secila nga partitë e koalicionit, e gjithashtu edhe postet e larta si, kryeministri, kryeparlamentari e presidenti.

Albin Kurti tashmë është pajtuar që posti i presidentit t’i takojë LDK’së, por ai ka një kusht që kjo marrëveshje të mund të zyrtarizohet.

Merret vesh se Kurti është duke kërkuar nga Isa Mustafa që LDK ta caktojë edhe emrin e personit që do të propozohet për president nga LDK, dhe atë emër më pas ta dërgojë në strukturat partiake të VV’së për ta marrë miratimin.

Palët kanë arritur pajtim edhe për postin ministror për të cilin u tha edhe në opinion se pretendime kishin të dy subjektet e koalicionit, e që bëhet fjalë për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo ministri do t’i takojë LDK’së, ashtu siç e kishte kërkuar Isa Mustafa që në fillim, dhe si kompromis i kësaj, VV do të marrë resorin qeveritar më të rëndësishëm pas kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ndërsa, posti i kryeparlamentarit, siç është thënë që nga fillimi, do t’i takojë LDK’së.

Por, pse kjo marrëveshje nuk u publikua mbrëmë pas takimit Kurti – Mustafa, dhe u la të publikohet ditët në vijim. Reporteri.net, ka mësuar se kjo ka ndodhur, meqë ishte mbrëmje, të mos cilësohet nga opozitarët me epitete si ‘aksham pazar’ apo ‘marrëveshje e territ’.
Tutje, më poshtë po listojmë ndarjen e pozitave sipas marrëveshjes së mbrëmshme.

Lëvizja Vetëvendosje në bazë të marrëveshjes së mbrëmshme do të marrë:

Kryeministrin, Zv. Kryeministrin e dytë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave, dhe një ministri e brenda së cilës do të fuzionohen disa nga ministritë aktuale, e që do të jetë Ministria e Administratës Publike dhe Mirëqenies Sociale.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në Kuvend ka vetëm një deputet më pak se partneri i madh i koalicionit, do të marrë:
Zv. Kryeministrin e Parë, Kryeparlamentarin, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe një ministri e cila gjithashtu fuzionon disa ministri aktuale e që do të jetë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik.

Ndërsa, dy ministritë që u janë lënë minoriteteve, janë Ministria e Kthimit dhe Ministria e Kulturës.
Meqë, numri i ministrive do të zvogëlohet, nga 21 në 12 sosh, palët tashmë e kanë definuar edhe ndarjen e nëntë ministrive aktuale, se si dhe në cilat ministri do të shkrihen ato, duke i fuzionuar me ministritë që do t’i drejtojë secila nga dy partitë bashkëqeverisëse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

15 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

4 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

8 orë ago