BOTA

Kliçko: Ukraina duhet të bëjë lëshime

Ish-boksieri Vitali Kliçko duket se është në të njëjtën linjë me presidentin amerikan Donald Trump, kur deklaron se “Ukraina duhet që të heqë përkohësisht dorë nga territore, në mënyrë që të arrijë paqen me Rusinë”.

“Ukrainës mund t’i duhet të lëshojë një pjesë të territorit të saj për të arritur një marrëveshje paqeje më Rusinë”.

Vitali Kliçko, kryebashkiaku i Kievit, tha në një intervistë për median britanike BBC se një ndër skenarët është edhe lëshimi i një pjese të territorit. Deklarata e ish-kampionit të boksit erdhi tri vite pas pushtimit rus në Ukrainë dhe në kulmin e presioneve nga presidenti amerikan Trump, se paqja mund të vijë vetëm nëse Ukrainë bën lëshime territoriale.

“Nuk është e drejtë. Por për paqen, paqen e përkohshme, mbase kjo mund të jetë zgjidhje e përkohshme” – tha ai duke iu përgjigjur pyetjeve të BBC-së, duke theksuar se gjithsesi populli ukrainas “nuk duhet ta pranojë kurrë pushtimin rus”.

Intervista me 53-vjeçarin u realizua në zyrën e tij në Kiev, qytetin që ai e quajti “zemrën” e një vendi të shkatërruar nga lufta. Pak orë para intervistës, kryeqyteti ukrainas përjetoi sulmin më të fundit me dronë, i cili qëlloi për vdekje 12 vetë dhe plagosi më shumë se 80 të tjerë.

Rivalitet politik në kohë lufte

Kryebashkiaku i Kievit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski janë kundërshtarë politikë. Kliçko është ndër politikanët e profilit të lartë në Ukrainë që ka pohuar publikisht se vendit të tij do t’i duhet të lëshojë përkohësisht territore dhe ka akuzuar në vijimësi presidentin dhe ekipin e tij se përpiqen t’i minojnë autoritetin.

Ai deklaroi gjatë intervistës se rivali i tij politik do të jetë i detyruar të pranojë një “zgjidhje të dhimbshme” me qëllim arritjen e paqes. Kur u pyet nëse Zelenski kishte diskutuar me të ndonjë detaj për arritjen e ndonjë marrëveshjeje, ish-kampioni u përgjigj prerë me një “Jo”.

“Presidenti Zelenski e vendos vetë këtë. Nuk është detyra ime” – shtoi Kliçko.

Situata e tensionuar e pak kohëve më parë mes Zelenskit dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë u komentua nga kryebashkiaku, i cili tha se “temat e rëndësishme mes dy politikanëve të rëndësishëm është më mirë të diskutohen pa praninë e kamerave”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

24 orë ago