Vitali Klitschko, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, ka mohuar në mënyrë eksplicite se ka thënë që “ukrainasit po luftojnë kundër pushtuesit rus, si dikur shqiptarët që luftuan kundër okupatorit serb”, kështu duke përgënjeshtruar supozimin e një mediumi me bazë në Zvicër, Le Canton27.
“Miq, disa media në internet, përfshirë ato ruse, kanë nisur të shpërndajnë ‘deklaratën’ time lidhur me Serbinë e Shqipërinë. S’e kam thënë atë. Para se të ritransmetojnë këtë informatë e të citojnë çka do, gazetarët duhet të verifikojnë me audio apo video ekskluzivitete të tilla”, ka shkruar Klitschko në Facebook duke mohuar deklaratën që u raportua se e ka dhënë për një medium shqiptar në Zvicër.
Pas raportimeve për deklaratën e Klitschkos, reagime pati edhe nga krerë serbë. Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, u shpreh se krahasimet s’janë të mira dhe se nëse Klitschko ka bërë diçka të tillë, “duhet t’i shkojë deri në fund”.
“Nëse Klitschko pretendon se shqiptarët ishin të pushtuar dhe se ata e kanë hequr qafe Serbinë dhe okupatorin serb me luftë, atëherë edhe rusët në Donbas janë po ashtu të pushtuar dhe kanë atë të drejtë që Klitschko ua njeh shqiptarëve në Serbi”, qe shprehur Vulin, siç raportoi të enjten “B92”.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…