Një këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka nisur një peticion për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilën e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.
Peticioni i nisur në change.org, i nënshkruar deri tani nga 33 persona, ka qëllim që t’i bind shtete skeptike të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa ma parë.
“Përkundër se Kosova ka dëshmuar për përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite. Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës.
Ndërkohë, ish-zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Lunacek, e ka quajtur të rëndësishme nismën e Schneerberger.
“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajeni dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar miqtë dhe familjet në BE”, ka shkruar Lunacek.
Ndryshe, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, gjatë një interviste të dhënë sot u shpreh optimist se kosovarëve do t’u hiqen vizat këtë vit. Rohde tha se do të jetë ambasadori i fundit gjerman në Kosovë që do të pyetet për liberalizimin e vizave. /GazetaExpress/
Linku i peticionit nga zyrtarja e BE-së, Schneeberger: https://bit.ly/3POSPsL
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…