Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, i është lutur Perëndimit që të dërgojë batanije dhe gjeneratorë në Ukrainë për t’i kaluar më lehtë stinën e dimrit.
Klitschko tha se vendi i tij ka mbetur keq për shkak të sulmeve të shumta ruse ndaj termocentraleve dhe rrjeti i kryeqytetit po funksionon në “modalitet emergjence”, shkruan Dailymail.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë dhe për t’i mbrojtur ata. Por ky dimër do të jetë patjetër një sfidë e madhe për ne”.
“Pa batanije njerëzit në vend do të ngrinin deri në vdekje” tha Klitschko.
Edhe pse Klitschko ka blerë disa gjeneratorë dhe ka marrë 1000 pika ngrohjeje celulare në Kiev, të organizuara me ndihmën e ekipit të tij, frika është ende në rritje pasi moti bëhet më i ftohtë dhe rusët po vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën kryesore.
“Për shkak të mungesës së konsiderueshme të energjisë elektrike, nga 20% në 50%, – sistemi i furnizimit me energji të qytetit po funksionon në gjendje emergjente” tha Klitschko në Telegram, transmeton Klan Kosova.
Në të njëjtin postim, Klitschko konfirmoi raportet nga guvernatori rajonal dhe Ukrenergo, kompania shtetërore e energjisë, se Kievi dhe rajoni përreth do të kenë ndërprerje të vazhdueshme të rrymës në ditët në vijim.
Sulmet ruse kanë lënë të dëmtuar rëndë 40 për qind të infrastrukturës energjetike në Ukrainë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…