Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në kuvend se nuk e ka numrin e asnjërit prej gjykatësve e as të prokurorëve në Kosovë.
Këtë deklaratë, Kurti e bëri pasi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e akuzoi qeverinë për keqpërdorim të 12 milionë eurove në shëndetësi.
Kreu i ekzekutivit tha se për çfarëdo pretendimi për korrupsion e krim kudo në institucione, s’do ta ketë mburojën apo mbështetjen e tij.
“Ju porsa e shpjeguat pse disa gjëra nuk janë kryer në të kaluarën, sepse ju e keni pasur logjikën e shtetit-parti, e të partisë-shtet. Unë subjektin tim s’e kam përmendur asnjëherë. Unë nuk thash që këtë e kanë bërë anëtarët e subjektit tim ku jam kryetar. E kanë bërë zyrtarët e shtetit, zyrtarët e doganave, zyrtarët e policisë dhe të tjerë. Shteti i cili është i përbashkët i ka arrit këto suksese. Por nëse ne kemi merita është që ne e kemi çliruar shtetin për t’i bërë këto veprime, sepse përpara ka dirigjuar partia, partia ka thënë bën, partia ka thënë s’bën dhe partia ka thënë a e kemi njeriun tonë atje, jo sa cilësor është për nga profesionalizmi e sa i ndershëm është për nga integriteti. Ky është dallimi i madh”, tha Kurti në Kuvend.
“Unë asnjëherë nuk them që këtë e ka bërë një subjekt i caktuar politik, as ai që e drejtoj unë dhe në anën tjetër, janë afër 200 prokurorë në Kosovë, janë afër 400 gjykatës, unë jam kryeministër i Kosovës që nuk e kam numrin e telefonit të asnjërit prej tyre, edhe çfarë pretendimi për korrupsion për krim kudo në institucione, një gjë ua garantoj, kurrë s’do ta ketë mburojën apo mbështetjen e kryeministrit sa të jem unë ai”, shtoi më tej kryeministri.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…