Në përvjetorin e pavarësisë së SHBA-së, më 4 Korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vendet demokratike duhet me çdo kusht të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që demokracia e Ukrainë të fitojë ndaj autokracisë së Rusisë.
Ai shkroi në Facebook të hënën, se presidenti rus, Vladimir Putin, është përgatitur për një luftë të gjatë e shkatërruese ndaj Ukrainës.
“Putini është përgatitur për një luftë të gjatë shkatërruese ndaj Ukrainës dhe po llogarit në një dimër të ashpër për t’iu shkaktuar vuajtje maksimale shteteve evropiane të varura prej gazit rus. Për këto arsye, mes të tjerash, rezistenca efikase ndaj agresionit të Putinit do të kërkojë më shumë sakrificë se kurrë nga demokracitë e botës”, shkroi ai.
Kreu i Qeverisë deklaroi se duhet dëshmuar botës se vendosmëria e qeverisjes së popullit “nuk do të zhduket nga toka”, derisa shtoi se demokracia nuk e mbron vetveten.
“Këtë 4 korrik, pra, kur po e festojmë demokracinë, le të kujtojmë, bashkë me Lincolnin (ish-presidenti i SHBA-së v.j), se demokracia nuk e mbron vetveten; përkundrazi, ne popujt e botës demokratike duhet ta mbrojmë”, shkroi Kurti.
Sipas Kurtit, përpjekjet e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për t’i promovuar vlerat demokratike, mund të kuptohen si përpjekje për të ruajtur paqen ndërmjet kombeve.
© KOHA
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…