KRYESORE

Koalicioni VV-LDK drejt një ‘ujdie’/ Isa Mustafa: Do vlerësojmë mundësitë e bashkëqeverisjes, me kandidaten tonë për kryministre

Partitë opozitare të cilat morën shumicën e votave nga zgjedhjet e Kosovës mund të shkojnë drejt një koalicioni qeverisës, por me kushtet e vendosura para nisjes së zgjedhjeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i LDK-së, Isa Mustafa shprehet se një nga këto ditë, bashkë me kandidaten e partisë së tij Vjosa Osmani do të takohen me kreun e Vetëvendosjes, partisë që mori më shumë vota nga zgjedhjet, për të parë mundësinë e bashkëqeverisjes.

Por Mustafa thotë se bisedimet me Kurtin do të vazhdojnë aty ku ishn para fillimit të procesit zgjedhor, me qëllim respektimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë të lirë, por edhe interesin e dy partive.

“Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.
Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.
Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM”, shkruan Isa Mustafa.

Dy partitë opozitare nuk shkuan në zgjedhje në koalicion për shkak të LDK nuk pranoi kushtin e Vetëvendosjes, që partia që do të rrëmbejë më shumë vota gjatë zgjedhjeve, do të marrë edhe postin e kryeministrit. Por kjo nuk u pranua nga LDK e cila deklaroi se do të vijojë t’i qëndrojë kandidaturës së saj Vjosa Osmani, me të cilën shkoi edhe në zgjedhje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago