LAJME

Koci: Ajo çka po ndodh me rastin e Faton Hajrizit në Serbi është e dyshimtë dhe e çuditshme

Avokati Arianit Koci, i cili është autorizuar nga familja e Faton Hajrizit për ta tërhequr trupin nga Serbia, ka deklaruar mbrëmë se ajo çfarë është duke ndodhur me këtë rast është e dyshimtë dhe e çuditshme, raporton Express.

Këtë ai e ka ndërlidhur me kërkesën e re nga policia serbe, të cilët po e kërkojnë përshtymën e nënës së Fatonit.

Koci ka thënë se një zyrtar policor i ka thënë se disa të dhëna nuk po përputhen.

“Sot për çudi e pata një kërkesë të re nga polica serbe. Po e kërkojnë pështymen e nënës së Fatonit. Reagova ashpër pasi iu thashë se kjo është dashur të bëhej më herët. Është indikative se ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, menjëherë ditën e parë apo të dytë ka thënë se është vrarë Fatoni. Po supozoj se një ministër i një shteti e bazon diku një deklaratë të tillë. Shenjat e gishtërinjve thanë sa po përputhen. Pse duhet me marrë ekstra prova? Sot zyrtari policor më thotë se disa të dhëna nuk po përputhen dhe në atë kontekst, i përmend shenjat e gishtërinjve. Po më duket situatë e çuditshme, e dyshimtë”, ka deklaruar Koci në KTV.

Ai ka ngritur dyshime se pse Serbia nuk po e kërkon pështymën në të njëjtën mënyrë si shenjat e gishtërinjve, por se kërkon që nëna e Fatonit të shkojë fizikisht atje.

I pyetur se sa e sigurt mund të jetë ajo nëse shkon në Serbi, Koci ka thënë se nuk ka siguri as për vete.

“Por cila është arsyeja që në këtë fazë të merret pështyma kur ministri i Brendshëm ka deklaruar se është i vrarë dhe se shenjat e gishtërinjve po përputhen. Pse nuk po e kërkojnë edhe pështymën në të njëjtën mënyrë si shenjat e gishtërinjve, por po kërkojnë direkt me ardh nëna. Nuk jam i prirë për konspiracione, por në aspektin juridik nuk po më ec si duhet. Po e vlerësoj si të dyshimtë situatën dhe nuk po më pëlqen çka po ndodh”, ka shtuar ai.

Ai është shprehur optimist se trupi do të kthehet.

Autoritetet serbe deklaruan para një jave se Faton Hajrizi është vrarë në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Ai dyshohej për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri. Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago