Avokati Arianit Koci ka thënë se pas postimit që bëri për shaminë, vajzës së tij i është hakuar faqja në Facebook, derisa gruas së tij i është bllokuar Instagrami.
Sipas Kocit, kushdo që e ka bërë këtë veprim, është “mjerran, i pacipë dhe frikacak”.
Koci ka thënë se është tentuar t’i hakohet edhe atij vetë faqja në Facebook.
“Sidoqoftë, nëse është sulm i orkestruar, e indikacionet janë kredibile, atëherë vërtetë është për keqardhje. Kushdo që e ka bërë (shpresoj që e kam gabim, dhe është një hakim që nuk ka të bëjë me mua), është mjerran, i pacipë dhe frikacak Nuk kanë nevojë me u marrë me familje time”, ka shkruar Koci.
Postimi i plotë i tij:
Pas postimit lidhur me shamijat, kam pasur indikacione që po tentohet të më hakohet faqja e Facebook-ut.
Sot është hakuar faqja e vajzës, Adesë.
Në profilin e saj, hakuesi ka postuar një foto me tekst në gjuhën arabe.
Facebook-u, menjëherë e ka bllokuar atë faqe, me arsyetim se teksti në arabisht (nuk po e kuptojmë përmbajtjen-por e kam foton e postimit), është në kundërshtim me kushtet dhe standardet e rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram.
Edhe gruas, Meritës i është bllokuar profili i kompanisë MHK, në Instagram.
Sidoqoftë, nëse është sulm i orkestruar, e indikacionet janë kredibile, atëherë vërtetë është për keqardhje.
Kushdo që e ka bërë (shpresoj që e kam gabim, dhe është një hakim që nuk ka të bëjë me mua), është mjerran, i pacipë dhe frikacak
Nuk kanë nevojë me u marrë me familje time.
Ju mjaftoj une!
P.s
Fotoja e postuar qenka flamuri i Isis-it!