Avokati Arianit Koci ka komentuar lidhur me reagimet që janë bërë për raportimin e mediave për rastin e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, tanimë i ndjerë, Astrit Deharin.
Pati reagime të shumëta pas raportit zvicrran për ekspertizën e Deharit, i cili ka ardhur në përfundim se gjasat janë të vogla që ai ta ketë vrarë veten në burg.
Ish-drejtori në Komunën e Prishtinës, zyrtari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Hysen Durmishi të stilit diktatorial, ka kërkuar arrestimin e disa gazetarëve.
E avokati Koci ka dalur në krahë të këtyre pronarëve duke thënë se gazetarët s’mund të arrestohen pse kanë shkruar, pse kanë shprehur mendimin e tyre – qoftë edhe i gabuar.
Postimi i plotë:
A ka Asociacion të Gazetarëve në këtë vend? A ka gazetarë? A është dikush që mbron lirinë e mediave? Lirinë e gazetarëve?
Thirrjet për burgosjen e gazetarëve bëhen vetëm në Rusi, Turqi, Venezuelë e Kubë.
Gazetarët s’mund të arrestohen pse kanë shkruar, pse kanë shprehur mendimin e tyre – qoftë edhe i gabuar.
Përndyshe, të vërtetën për Astritin po e kërkojmë të gjithë.
Poashtu, shume prej nesh jemi të pakënaqur se si janë kryer hetimet – prandaj duhen hetime të reja, kredibile dhe profesionale.
Mbi të gjitha, Astriti ka qenë në duar të shtetit.
Por, thirrja për burgosjen e gazetarëve është e papranueshme.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…