POLITIKE

“Kokë e një organizate që ka kryer krime”, Gërvalla për Veselin: Deklaratat i bëra si aktiviste

Mbrëmjen e sotme gjatë intervistës në emisionin “LOG” në “ABC”, zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u pyet në lidhje me deklaratat disa kohë më parë ku akuzonte Kadri Veselin si kriminel, i cili sot ndodhet në Hagë. Por a u qëndron atyre deklaratave?

“Unë kam thënë Kadri Veseli ka qenë në krye të një organizate që në Kosovë që është akuzuar madje për vrasje pas luftës të kundërshtarëve politikë, por nuk e përcaktoj unë, por organet gjyqësore dhe në pozicionin e ministres së Jashtme do të kërkoja mirëkuptimin tuaj, aq më tepër që ka një proces të hapur për Veselin dhe të tjerët. Nuk dua të citohem diku tjetër si ministre e Punëve të Jashtme për deklarata që më parë i kam bërë si aktiviste” tha ajo.

Por a do të ishte e gatshme që të dëshmonte për akuzat që ka bërë nëse do të thirrej nga Gjykata Speciale? “Nuk e kam ndërmend të jap deklarata në Gjykatën Speciale. Jam pjesë e qeverisjes së Kosovës dhe nuk përzihem në punën e drejtësisë. As nuk më është kërkuar dhe as nuk kam ndërmend që ta bëj në të ardhmen” tha ajo në “ABC”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago