Një kolonë ushtarake ruse u pa duke lëvizur drejt rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore.
Kolona me afro 200 automjete ushtarake u pa pranë vendbanimit Kuibyshevo në rajonin e Rostovit të Rusisë teksa po përparonte drejt kufirit me rajonin e Donbasit.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përmes Twitter-it u shpreh: “Raporte shqetësuese nga Krimea për të gjithë turnin e natës të fabrikës kimike Titan në Armyansk të evakuuar nga objekti”.
“Kjo mund të jetë një përgatitje për një tjetër provokim të organizuar nga Rusia. Moska duket se nuk ka kufij në përpjekjet për të falsifikuar pretekste për agresion të mëtejshëm”, shtoi ai.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të hënën se Moska njeh dy rajone separatiste ukrainase, Luhansk dhe Donetsk, si shtete të pavarura, ndërsa më pas paralajmëroi dërgimin e forcave ruse atje për të “ruajtur paqen”.
Njoftimet shkaktuan një dënim të gjerë global si shkelje të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar, ndërsa vendet perëndimore njoftuan sanksione të reja ndaj Rusisë./AA
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…