Kjo ishte banesa katër katëshe e familjes Lala, në ish-Kënetë të Durrësit, ku tërmeti 6.4 i mëngjesit të 26 nëntorit e rrafshoi duke marrë jetët e anëtarëve të saj.
Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë të familjes humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi paq është 17-vjeçari Ramë Lala, jetën e të cilit e shpëtoi një lavatriçe.
Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala.
Por si ishte e ndërtuar vila katër katëshe e familjes me origjinë nga Peshkopia që u kthye në mort?
Siç mund ta shihni në këto foto është e qartë se cilësia e dobët e ndërtimit të saj nuk ka mundur të përballojë goditjen e tërmetit, ndërsa u bë rrafsh me tokën.
Kolonat e godinës janë tepër të holla për të mbajtur mbi tyre katër kate ndërtesë. Në gotitjen e parë të tërmetit në orën 03.55 ndërtesa u rrëzua, ndërsa gjatë ditës ekipet e shpëtimit kishin kontakte me disa prej anëtarëve nën rrënoja.
Ndërkohë, më pas e gjithë godina u rrëzua duke i zhytur edhe njëherë nën rrënoja anëtarët e familjes, për t’i nxjerrë më pas të pajetë.
Ndoshta papërgjegjshmëria në ndërtim shoi një familje të madhe.
Viktimat e familjes Lala:
Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja)
Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga rrënojat
Marjeta Lala me 4 fëmijët:
Emilio Lala
Dionis Lala 2 vjeç
Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë
Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
Griselda Lala- 22-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi),
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…