Në Akademinë Ushtarake në SHBA, ka diplomuar edhe një oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kësaj radhe me diplomë është pajisur koloneli i FSK-së, Sylejman Cakaj, i cili gati një jetë të tërë është në uniformë ushtarake dhe si i tillë i ka shërbyer atdheut.
Cakaj është një nga ushtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që luftoi për çlirimin e vendit nga Serbia dhe pas luftës nuk është larguar nga uniforma.
Ai deri para shkuarjes për studime në SHBA ka qenë komandant i një batalioni në FSK.
Në fakt kolonel Cakaj nga Drenasi ka drejtuar Batalionin për Reagim të Shpejtë të FSK-së që vepron në Mitrovicë.
E tani koloneli Cakaj ka fituar edhe një përvojë amerikane dhe me atë pritet të kthehet e t’i shërbej atdheut.
Cakaj sot ka diplomuar në Akademinë Ushtarake në SHBA, respektivisht në National Defense University të Joint Professional Military educstion dhe mori titullin “Master of Arts in Strategic Security Studies”.
Gjatë qëndrimit në SHBA, kolonel Cakaj mori shumë lëvdata e shpërblime, ndërsa është shpallur edhe “Distinguished Graduate”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Student i veçantë”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…