Koloneli izraelit, Golan Vach po drejton grupin e tij të inxhinierëve në zonat e prekura nga tërmeti ku është shpallur gjendja e emergjencës.
Grupi i inxhinierëve, urbanistëve dhe arkitekteve nga Izraeli kanë mbi 5 ditë që po punojnë në terren dhe po asistojnë me grupet shqiptare.
Me një eksperiencë të gjatë, koloneli Golan Vach thotë se mbi 90% e objekteve janë të riparueshme dhe se po punohet ngushtësisht me Ministrin Çuçi dhe Zv.Ministrin Shkreli për të zgjidhur sa më shpejt situatën.
“Ne po asistojmë në disa drejtime për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Kemi inspektuar qindra objekte dhe vazhdojnë punën tonë në terren me burime njerëzore dhe llogjistike. Deri tani mund të themi se mbi 90% e objekteve mund të riparohen përmes një ndërhyje rrënjësore.
Koloneli Golan Vach shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve dhe në anën tjetër inkurajon ata që kanë mbetur pa shtëpi se po bëhet gjithcka për të rindërtuar në kohë reale shtëpitë e tyre.
“Ne kemi marrëdhënie të veçantë më Shqipërinë. Fatkeqësisht ka humbje jete dhe të tjerë pa shtëpi. Dua t’ju siguroj se jemi këtu për të bërë gjithçka për të ndërtuar objektet e banimit për të gjithë të prekurit” , u shpreh Golan Vach.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…