LAJME

Komandanti çetnik, në rreshtat e parë në fjalimin e Putinit

Bratislav Zhivkoviç, komandant i të ashtuquajturës Lëvizje Çetnike, dëgjoi nga rreshtat e parë fjalimin e presidentit rus Vladimir Putin, i cili, tre ditë para përvjetorit të pushtimit të Ukrainës, iu drejtua parlamentit rus.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në fjalimin e tij në parlament të martën se ai do të vazhdonte luftën në Ukrainë dhe akuzoi aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA për nxitjen e konfliktit me besimin e gabuar se mund ta mposht Moskën në një luftë globale, dhe gjithashtu njoftoi se pezullon pjesëmarrjen në Neë START.

Fjalimi i tij, i cili zgjati një orë e 45 minuta, u dëgjua nga e gjithë suita e të ftuarve, ku në rreshtat e parë ishte dhe Bratislav Zhivkoviç, komandanti i të ashtuquajturës Lëvizja Çetnike.

Kujtojmë se ai organizoi pjesëmarrjen në konfliktet e armatosura në Ukrainë, për të cilat Serbia e arrestoi në vitin 2018. Ende nuk dihet se sa qytetarë serbë ka marrë për të luftuar në Ukrainë, por dihet se këta “vullnetarë” merrnin një pagë mujore prej 150 deri në 200 euro për pjesëmarrjen e tyre në luftërat në Ukrainë.

Zhivkoviç është përfshirë gjithashtu në hetimin e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, së bashku me pesë shtetas të tjerë të Serbisë, për kryerjen e sulmeve ndaj forcave ukrainase në rajonet e Donetsk dhe Luhansk në anën e separatistëve pro-rusë si pjesë e organizatës ndërkombëtare të ekstremit të djathtë “Unité Continentale”.

Ai u përmend për herë të fundit në media në vitin 2022, kur u njoftua se ishte plagosur në fushën e betejës në Ukrainë, ku, natyrisht, luftoi vazhdimisht në krah të presidentit rus Vladimir Putin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago