Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari në takim me Komandantin e Korpusit të V-të të Ushtrisë Amerikane GLT Kolasheski diskutuan për bashkëpunimin bilateral në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së SHBA-ve, gjithashtu diskutuan edhe për ushtrimin shumëkombësh “DEFENDER EUROPE 23”, pjesëmarrja e FSK në këtë ushtrim dhe përgatitjet që po bëhen në kuadër të këtij ushtrimi.
Mes tjerash, gjeneralët diskutuan edhe për situatën e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë në Krahun Lindor dhe në rajonin e Ballkanit.
Gjeneral Jashari e njoftoj gjeneralin amerikan me aspiratat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe potencoi që fokus kryesor është zhvillimi i kapaciteteve në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në vend e gjithashtu edhe si kontribuues të sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Gjatë qëndrimit të tij në FSK, Gjeneral Kolasheski gjithashtu vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së dhe kadetët në Qendrën për Studime Universitare (QSU) në Akademi të Mbrojtjes. Gjeneral Jashari e vlerësoi lartë vizitën e Gjeneral Kolasheskit në FSK dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ushtrisë dhe shtetit Amerikan si partner strategjik në zhvillim dhe avancim të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në anën tjetër, Gjeneral Kolasheski potencoi që Ushtria e SHBA-ve do të vazhdojnë mbështetjen e FSK-së në zhvillim të kapaciteteve.
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…