Votën për Qeverinë Kurti e ka ofruar edhe rivali i tij politik, Hysen Berisha nga PDK.
Ai e ka cituar kreun e PDK-së, Kadri Veselin, të ketë thënë se nëse i duhet Kurtit një votë për krijimin e Qeverisë, ai do ta votojë.
“Ne si subjekt kemi dhënë qëndrimin tonë në qoftë se vjen te ngërçi për votë brenda Parlamenti , kryetari i PDK-së ka deklaru se nëse vjen për një votë mund ta përkrahë”, tha Berisha.
Ai gjithashtu e komentoi edhe mini-Shengen’in, duke thënë se Kosova dhe Serbia duhet rregullu raportin mes vete, pra që Serbia ta njohë Kosovën si shtet.