Kanë kaluar pesë javë që nga dita kur Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është suspenduar nga puna.
Por Gërguri prej nesër do të rikthehet në punë, saktësisht në Policinë e Kosovës.
Kjo është konfirmuar nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Qalaj shkurt ka treguar se Gërguri do të kthehet në vendin e tij të punës, në pozitën e Komandantit të Njësisë Speciale.
Gërguri ishte suspenduar nga puna gjatë situatës pandemike, pasi që ishte parë në një foto me disa persona që kishin precedent penal.