POLITIKE

Policia gjermane kryen bastisje, dyshohet se kundërshtuesit e vaksinave bënë plan për ta vrarë kryeministrin

Policia gjermane bastisi disa lokacione në rajonin lindor të Saksonisë të mërkurën si pjesë e hetimeve për atë që thotë se ishte komplot për vrasjen e kryeministrit rajonal, Michael Kretschmer, nga aktivistët kundër vaksinimit.

Bastisjet në qytetin Dresden i patën cak anëtarët e një grupi të programit për mesazhe, Telegram, ku u diskutuan planet për vrasjen e zyrtarit të lartë në lidhje me masat kufizuese kundër pandemisë, tha policia.

Grupi “Dresden Offlinevernetzung” e mori vëmendjen e autoriteteve pas një hulumtimi të publikuar javën e kaluar nga televizioni ZDF.

Raportimi i televizionit gjerman zbuloi se anëtarët e këtij grupi në Telegram folën për vrasjen e përfaqësuesve të qeverisë së Saksonisë gjatë takimeve në Dresden.

Forcat speciale morën pjesë në bastisjet e së mërkurës, të nisura pasi deklaratat e anëtarëve të grupit në Telegram sugjeruan se ata mund të kenë në pronësi armë të mprehta dhe harqe, tha policia e Saksonisë.

Saksonia, rajoni i dytë me shkallën më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani dhe me shkallën më të ulët të vaksinimit, është përballur me protesta të kundërshtarëve të kufizimeve gjatë pandemisë në javët e fundit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

12 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

21 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

22 orë ago