Komentuesit, publicisiti që tregoi e-mailit me Kurtin: Shumë e ultë, tregoni për përfitimet e juaja!

Publicisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka bërë publike një shkëmbim e-maile, që kishte pasur para 16 vjetësh me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në këto emaile Kurti i kishte kritikuar shefat e disa mediave për hapësirën ndaj tyre.

Mirëpo, publikimi i këtyre e-mailieve ka nxitur reagime nga vet shokët e Uk Lushit.

“Perse i keni adresu këto shkrime tani merret vesh shpejt… amo tregoni edhe pak për perfitimet e juaja, bëhu ma i sinqertë.  Kemi edhe per juve diçka për të thënë ndoshta.

“Shumë e ultë nga ana juaj edhe pse nuk jam përkrahës i Kurtit”, ishin reagimet e lexuesve.

Më poshtë, postimi i Uk Lushit

Pjesë nga e-mail shkëmbimet mes meje dhe Albin Kurtit në vitin 2004

From: Uk Lushi <[email protected]>
Sent: Tuesday, August 31, 2004 8:05 PM
To: Albin Kurti <[email protected]>
Cc: [email protected] <[email protected]>
Subject: Rezistenca

Albin,

separi shpresoj se te gjithe aktivistet dhe ti jeni mire pas arrestimit nga forcat kolonialiste te UNMIK-ut. Qendroni konsekuent dhe Mos keni frike sepse jeni duke perfaqesuar nje ceshtje te drejte dhe shume nobel.

Sigurisht se nuk kam nevoje te therras ne arsyen tuaj ngase jam i bindur se e dini se situata pas veprimit te turpshem te forcave policore mund te eskaloje ne dalje kontrolli nga menyra se si ju e keni dizajnuar zhvillimin e ngjarjeve. Por ju keshilloj qe te koncentroheni ne thirrje dhe aksione te qarta dhe koncize per unifikim te faktoreve tjere jashte KAN-it si dhe ne thirrje kushtezuese per establishmentin politik vendor per perkrahje jo vetem verbale. Nese establishmenti vendor nuk pergjigjet me shpejtesi dhe ferocitet ne veprimet e turpshme dhe qyqare te forcave policore, atehere mendoj se do te duhej qe vazhdimisht te koncentroheni ne thirrje pergjegjesie per ate establishment dhe nese e nevojshme te filloni te mendoni se si te fillohet zhgermitja e gjumit te tyre dimror ne midis te veres.

Poashtu mendoj se seminari mbi metodat joviolente, qe e keni planifikuar ta zhvilloni seshpejti, do te duhej te sherbeje si platforme per zgjerimin e anetaresise aktive jo vetem ne Prishtine por edhe ne qendrat tjera. Koncentrohuni ne te rinjte nga moshta 18 deri ne 35 vjec. Kosova fiton mbi 50 000 votues te rinj cdo vit si shkak i moshes se re te popullates. Gjitashtu mendoj se do te duhej te behej cafredo qe eshte e mundur qe te organizohet nje seri debatesh publike, nese eshte e mundshme ne media, me faktoret politike vendore dhe te vendosen ata nen lupen e premtimeve te tyre prej zgjedhjeve te fundit. Mos harroni edhe gjendjen katastrofike sociale dhe ekonomike. Mua me duket se shterngata eshte shume afer dhe, me perpara se edhe ti vete e beson, seshpejti, do te perballeni me shume pergjegjesi. Lutem qe te jem gabim per predikimin si dhe lutem te jem drejte per besimin se ju jeni gati.

Die stille Kraft des Moeglichen kann alles moeglich machen!

Gjithe te mirat dhe gjithe perkrahjen e mundshme per momentin,

Uk Lushi
____________________________________________________________

From: Albin Kurti <[email protected]>
Sent: Saturday, September 4, 2004 1:10 PM
To: Uk Lushi <[email protected]>
Subject: Re: Rezistenca

Tung Uk,

Po, pajtohem me ato qe ke shkruar. Gjendja ne Kosove eshte shume e rende dhe te gjitha proceset jane negative. S’ka se si te mos shpertheje. Te gjithe e dine kete por te gjithe jane marrur vesh qe te shtiren te befasuar kur kjo do te ngjaje.

Mediat ne Kosove qe eventualisht nuk jane qene te tmerrshme, jane bere te tilla. Asnje televizion nuk ka guxuar qe ta shfaq lajmin se ne jemi arrestuar. P.sh. KTV e ka incizuar arrestimin dhe e ka shfaqur vetem ne mbremje. Te gjitha lajmet per arrestimin tone jane botuar pasi qe jemi liruar! Mediat ne Kosove jane po ashtu pjese e establishmentit duke qene instrumente te tij. Nuk ka shanse qe neve te na krijohet mundesia per organizimin e debateve televizive ku sfidohet establishmenti, sepse televizionet jane vendet ku promovohet establishmenti. Te gjitha ato jane te qeverisura nga klika, nga oligarki, me nje tiran arrogant ne krye (Veton S., Agim Z., Blerim Sh., Aferdita S. etj.) Mediat e tyre jane primitivisht biznese politike. Gazetaret ne to mashtrohen nga kapitali simbolik virtuel qe fitojne dhe nuk arrijne ta perjetojne veten ashtu sic jane: si punetore te shtypur dhe ekspoatuar per shefat, per teket e tyre dhe per ambiciet e tyra te semura.

Keta shefa vetem forces i perkulen sepse i levyren asaj. Jane te mjere dhe te neveritshem.

Po, duhet qe t’i bashkojme edhe te tjeret jashte KAN-it. Por ka aq pak qe nuk jane te kontrolluar nga partite ose grupet e ndryshme te interesit ose UNMIK-u. Sidoqofte, pajtohem se duhet ta bejme kete sa me shume qe te jete e mundur.

Te deshiroj shendet e suksese.

Albini