BOTA

Komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut: Po ndodh një gjenocid, rusët kanë deportuar 20 mijë fëmijë

Komisioneri për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Dmytro Lubinets, deklaron se krimet e kryera nga Rusia në territoret e pushtuara përbëjnë “gjenocid të mirëfilltë” ndaj popullit ukrainas. Në një intervistë për mediat italiane, ai thotë se provat e torturave, deportimeve, dhunës seksuale, vrasjeve të civilëve dhe rrëmbimit të fëmijëve janë të shumta dhe të dokumentuara prej vitesh.

Sipas Lubinets, Rusia po godet qëllimisht infrastrukturën energjetike për të lënë popullatën pa ngrohje dhe energji gjatë dimrit, duke rritur numrin e viktimave civile. Ai nënvizon se vetëm në muajin shtator sulmet janë rritur me 31%, duke shkaktuar 214 të vrarë dhe mbi 900 të plagosur. Në tërësi, Ukraina raporton mbi 14 mijë civilë të vrarë dhe mbi 37 mijë të plagosur në zonat nën kontrollin e Kievit, ndërsa numri i viktimave në Mariupol dhe territoret e pushtuara mbetet i panjohur.

Lubinets thekson se “dhomat e torturës” të zbuluara në Bucha janë pjesë e një sistemi të ngritur nga Rusia që prej vitit 2014, me qendra paraburgimi dhe kampe filtrimi ku civilët torturohen dhe zhduken. Ai përmend gjithashtu politikat e dhunës seksuale dhe shtatzënive të detyruara si pjesë të kritereve të genocidit.

Një nga akuzat më të rënda lidhet me deportimin masiv të fëmijëve ukrainas. Komisioneri thotë se 1.5 milionë fëmijë ndodhen nën pushtim rus dhe se Moska ka pranuar vetë se mbi 733 mijë fëmijë janë në territorin rus. Deri tani, Ukraina ka arritur të rikthejë 1 mijë e 777 prej tyre, ndërsa provat e sigurta flasin për të paktën 19 mijë e 546 fëmijë të deportuar — por numri real mund të jetë shumë më i lartë.

“Rusët pushtojnë territore, marrin fëmijët ukrainas dhe i rusifikojnë. I detyrojnë të flasin rusisht, i nënshkruajnë në programe militarizimi, u ndryshojnë dokumentet dhe i fusin në organizata paramilitare. E gjithë kjo ka një qëllim të vetëm: të shkatërrojë etninë ukrainase, si në territoret e pushtuara ashtu edhe në ato të kontrolluara nga Kievi”, tha ai.

Lubinets rrëfen edhe përvojën personale me luftën, duke theksuar se lufta për Ukrainën është një betejë ekzistenciale.

“O fitojmë, o vdesim”, thotë ai, duke falenderuar vendet perëndimore për mbështetjen dhe duke theksuar se kjo luftë është për të gjithë botën demokratike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago