Një ekip ekspertësh izraelitë është përgjegjës për manipulimin e më shumë se 30 zgjedhjeve në mbarë botën përmes hakerimit, sabotimit dhe dezinformimit të automatizuar, ka zbuluar The Guardian në një hulumtim të gjatë, të publikuar të mërkurën.
Një ekip operativësh izraelitë që punonin nën udhëheqjen e Tal Hananit, një 50-vjeçar ish-operativ i forcave speciale që tani njihet me pseudonimin “Jorge”, kishte punuar për të manipuluar rezultatet e zgjedhjeve në dhjetëra vende në dy dekadat e fundit.
Duke vepruar me emrin e koduar “Team Jorge”, operativët ofruan shërbimet e tyre për ata që kërkonin të ndërhynin në zgjedhje në mbarë botën, si dhe për klientët e korporatave, zbuloi hulumtimi.
Një nga komponentët kryesorë në përpjekjet e ekipit për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve janë mediat sociale, veçanërisht Twitteri.
Roboti i quajtur si “Canaelan” u zbulua se kishte lidhje me profile të shumta të rreme në mediat sociale, të gjitha të kontrolluara nga softueri dezinformues në pronësi të “Jorge” me bazë në Izrael.
Dhe ky robot është vetëm një nga shumë të tillë që ekzistojnë.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…