Platforma sociale në pronësi kineze “TikTok” tha sot se negociatat me SHBA-në janë duke vazhduar, por çdo marrëveshje me Washingtonin do t’i nënshtrohet ligjit kinez.
Kompania pronare e TikTok-ut, “ByteDance”, tha në një deklaratë se ka çështje të rëndësishme për t’u zgjidhur.
Kompania “ka qenë në diskutime me qeverinë amerikane në lidhje me një zgjidhje të mundshme për ‘TikTok US’. Një marrëveshje nuk është ekzekutuar. Ka çështje kyç për t’u zgjidhur. Çdo marrëveshje do t’i nënshtrohet miratimit sipas ligjit kinez”, tha ajo.
Deklarata erdhi pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të premten se ai zgjati afatin për shitjen e detyruar të TikTok-ut me 75 ditë, duke lejuar platformën e njohur sociale të vazhdojë të funksionojë në SHBA.
Është hera e dytë që nga janari që i shtyhet afati kompanisë.
E ardhmja e TikTok-ut ka mbetur e pasigurt pasi legjislacioni i nënshkruar nga ish-presidenti Joe Biden kërkonte që “ByteDance” të shesë platformën ose të përballet me një ndalim. Ligji u mbështet nga Gjykata e Lartë e SHBA-së, pavarësisht kundërshtimit ligjor të TikTok-ut.
Platforma, e cila ka 170 milionë përdorues amerikanë, ndaloi shkurtimisht përpara inaugurimit të Trumpit në janar, por rifilloi shërbimin pasi ai sinjalizoi një gatishmëri për të rishqyrtuar ndalimin.
Disa kompani amerikane, përfshirë Amazonin, kanë bërë oferta për të blerë TikTok-un, sipas raportimeve të mediave.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…