POLITIKE

Komshiq: Nuk lejojmë që Gjermania ta bëjë Serbinë shefe të rajonit

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka kritikuar kancelaren gjermane Angela Merkel për vendet që zgjodhi të vizitojë në turin e saj në Ballkanin Perëndimor e po ashtu edhe për fjalët e zgjedhura për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se nuk e ka të qartë pse veproi kështu Merkel, porse nëse sipas tij, dikush provon të bëjë Serbinë shefe të rajonit, kjo nuk do të kalojë.

“Kancelarja gjermane zgjodhi një format të tillë takimi, nuk e di pse. Ajo shkoi te Vuçiqi për ta mbështetur edhe një herë, gjë që ne mendojmë se është gjë e keqe dhe dërgon sinjale të këqija, por kështu është. Si kompensim për atë takim, u caktua edhe një takim me kryeministrat e tjerë në Tiranë”, tha Komshiq para gazetarëve në Sarajevë, përcjell AlJazeera.

Ai u shpreh se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen njësoj.

“Prej një vendi si Gjermania dhe një personi serioz si Merkeli, ju prisni të jenë të informuar mirë. Nuk kam dyshim se institucioneve në Berlin u mungojnë disa informacione, pyetja e vetme është cili është qëllimi i kësaj politike. Nëse qëllimi është që Serbia të bëhet shefe rajonale, kjo nuk do të funksionojë. I thashë edhe Cristian Schmidtit (Përfaqësues i lartë ndërkombëtar në Bosnjë). Ne mund të jemi të barabartë dhe vetëm mbi atë bazë mund të flasim. Nuk ka më shefa në Ballkan”, tha Komshiq.

Gjatë vizitës së saj në Beograd, Merkel e lavdëroi Vuçiqin për punët e kryera dhe tha se e njeh si njeri të fjalës.

Presidenca e Bosnjës ka 3 anëtarë, të 3 etnive: boshnjak, serb dhe kroat. Dy anëtarët tjerë janë Shefik Xhaferoviq, boshnjak dhe Milorad Dodik, serb.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago