Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka ndarë 20 mijë euro për familjen Behrami nga fshati Kçiq në ndihmë pas shpërthimit të bombolës në shtëpinë e tyre, shkruan Reporteri.net.
Ai ju ka uruar sërish shërim të shpejtë personave të lënduar.
“Të dashur qytetarë,
Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove.
Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!”, ka shkruar ai.
Mjekja kujdestare në Mjekim Intensiv, Agreta Gashi, ka folur për gjendjen e katër pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë pasi u lënduan rëndë nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq.
Ajo tha se është stabilizuar gjendja e tyre, mirëpo vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.
Gashi bëri të ditur se njëri nga pacientët, fëmijë rreth moshës 10 vjeçare, do të dërgohet në Suedi pasi është shtetase suedeze.