Për 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Komuna e Prizrenit e ka publikuar një fotografi e cila del se është vjedhur nga Turqia.
Simboli turk i hënës me yll është zëvendësuar me emblemën e UÇK-së, “19 maji” i turqve me “12 qershorin” e çlirimit dhe kaq ka mjaftuar për ta bërë një version shqip të fotografisë nga Turqia, raporton Gazeta Express.
Fotografinë ku paraqitet dikush që mban një flamur me emblemën e UÇK-së, Komuna e Prizrenit e publikoi të shtunën, duke njoftuar se kryetari Shaqir Totaj do t’i priste sot në mesditë veteranët e UÇK-së për nder të Ditës së Çlirimit.
Në të vërtetë, personi i paraqitur në foto, e mban një flamur turk. Fotografia është vjedhur nga Turqia.
Këtë fotografi, institucionet turke e kishin përgatitur për Përkujtimin e Ataturkut, një festë e përvitshe kombëtare atje, që shënohet çdo 19 maj në shenjë përkujtimi për zbarkimin e Mustafa Kemalit në Samsun, e që në historiografinë turke konsiderohet si fillimi i luftës së Turqisë për pavarësi.
Në ceremoninë solemne të diplomimit në akademinë prestigjoze ushtarake “West Point” në New York, presidenti…
Shqipëria ka marrë vetëm një pikë përballë Serbisë, pasi ndeshja që u zhvillua në kuadër…
Siguria Ukrainase (SBU) ka publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeti i Merimangës”, ku shfaqet…
Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve…
Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë…
Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…