LAJME

Komuna e Skënderajt e shpërblen me 1 milion euro tender ish-drejtorin biznesmen

Tenderin në mbi 1 milion euro në Komunën e Skënderajt për rregullimin e Subqendres-Likovc-Ritender e ka fituar ish-drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit në këtë komunë, Zymer Delija. Delija ishte emëruar si drejtor në fillim të udhëheqjes së Nurës në Skenderaj. Ndërsa së fundmi kompania që ai udhëheq “ZeD Architects” së bashku me dy kompani tjera kanë fituar tenderin në fjalë.

Komuna e Skënderajt, me 29.02.2024 ka nënshkruar kontratën në vlerë prej mbi 1 milion euro për rregullimin e Subqendres – Likovc – Ritender.

“ZeD Architects, SH.P.K N.N, Ndertimi Haxha Kom SH.P.K.,”, janë kompanitë që u shpërblyen me këtë tender.

Pronari i kompanisë “ZeD Architects”, është ish drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Zymer Delija.

Ky nuk është i vetmi tender i fituar nga “ZeD Architects”, pasi në shtator kompania që udhëhiqet nga Delija së bashku me një kompani tjetër kishin fituar tenderin prej 500 mijë euro.

“ZeD Architects” me 7 shtator kishte shpallur fitues të tenderit “Renovim i Objekteve Shkollore“, kompanitë “ZeD Architects” dhe “Lioni SHPK”.

Kush është Zymer Delija?

Pronari i kompanisë “ZeD Architects”, Zymer Delija është ish drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Zymer Delija.

Ai ishte emëruar pas fitores se PDK-së në këtë komunë.

Për Sami Lushtakun, nënkryetarin e Komunës së Skenderajt, Delija ishte “krenari e Skenderajt.

Lushtaku në 2021 kishte shkruar një status ku kishte thurur lavde për Delijan.

“Krenaria Skenderajt i kthehet me profesionistë si Zymeri. Zhvillimi i Skenderajt i ka vitalë të rinjtë si Zymeri, projektet e të cilit do t’i japin tjetër fytyrë qytetit tonë. Me këtë vizion për zhvillimin e Skenderajt, nuk kemi sesi të mos iu hapim rrugë të rinjve të tillë. Zymeri dhe të tjerët si ai e mundësojnë hapjen e një kapitulli të ri, më të ndritshëm se kurrë, për Skenderajn”, kishte shkruar ai.

Para një viti Zymer Delija, kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit. Ai kishte kërkuar nga kryetari i Komunës që ta lirojë nga detyra për shkak të angazhimeve të mëdha private qe ai i ka në biznesin e tij familjar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago