POLITIKE

Komuniteti i bektashinjve të Turqisë kundërshtojnë “Shtetin Sovran Bektashi”

Përfaqësues të bektashinjve të Turqisë kanë kundërshtuar idenë e krijimit të një “Shteti Sovran Bektashi”.

Kryetari i Federatës Alevi Bektashiane të Turqisë, Zeynel Abedin Koç, ka thënë për median turke se bektashinjtë janë vetëm 5% e popullsisë shqiptare dhe se filozofia e alevi-bektash, të 72 kombet i konsideron si një, dhe i këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre.

Alevi Bektashiane është shprehur se kurrë nuk do e miratojnë krijimin e një shteti fetar.

Si alevi që jetojmë në Turqi, ne vazhdojmë qëndrimin tonë në favor të laicizmit. Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Megjithatë, në Shqipëri jetojnë afërsisht 115 mijë bektashianë. Kjo mbulon 5 për qind të popullsisë së Shqipërisë. Ne nuk e aprovojmë kurrë një shtet të bazuar në besim”,-tha kryetari i Federatës Alevi Bektashiane të Turqisë, Zeynel Abedin Koç.

Të njëjtin mendim me të ndaj edhe Ali Balkız, ish-kryetar i Federatës Alevi Bektashiane dhe shkrimtar-autor.

“Besimi alevi bektashiane ka jetuar në këto troje prej shekujsh. Më vonë, ajo u përhap në Ballkan me Perandorinë Osmane dhe arriti deri në Hungari. Shqipëria është një nga këto vende. Filozofia alevi bektashiane mban së bashku 72 kombe. Shteti fetar nuk është gjë e drejtë. Çdo shtet ka autoritet, por ka liri në besimin alevi bektashi”-tha Ali Balkız.

Huseyin Guzelgul, kryetar i Federatës Alevi Bektashiane, deklaroi se hapat e ndryshëm të ndërmarrë nga shtetet në aspektin e pranimit të besimit alevi bektashi në botë i konsideron përgjithësisht pozitive dhe ndan mendimin se besimi bektashi dhe shteti fetar nuk mund të bashkëjetojnë. Güzelgül tha, “Ne nuk e shohim si të drejtë një shtet të bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë aty ku ka tolerancë, paqe dhe dashuri”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

10 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago