36 mijë e 180 kilogramë mish me afat të skaduar janë konfiskuar të martën në Zahaq të Pejës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mish gjedhi, peshku, të pulës me origjinë të prejardhjes nga Brazili, Italia dhe Polonia.
Sasia e mishit me afat të skaduar është dërguar për t’u asgjësuar. Konfiskimi është bërë në një deponi të mbeturinave.
Për rastin janë arrestuar dy persona: A.H.. (menaxheri kryesor i pesë njësive të biznesit afarist) dhe A.A. (zëvendësmenaxher i depos).
Ata dyshohen për “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”. A.H. është ndaluar për 48 orë, ndërsa A.A. është lëshuar në procedurë të rregullt.