FOTO&VIDEO

“Kemi vrapu nëpër mal”, gruaja mes të qarave tregon tmerrin që përjetoi kur shoferi i autobusit tentoi ta përdhunonte

Një grua ka rrëfyer mes të qarave se si ka tentuar t’i përdhunojë atë dhe shoqen e saj shoferi i autobusit, duke i thirrur edhe dy persona të tjerë. Ngjarja kishte ndodhur në të kaluarën kur ato ishin në moshën 15 vjeçare, mirëpo edhe pse nuk i kishte treguar askujt kurrë, ajo ka vendosur që pas rastit të përdhunimit të 11 vjeçares, të rrëfejë së çka i kishte ndodhë atëkohë.

Në emisionin N’frekuencë, gruaja e cila ka treguar rrëfimin rrënqethës, që i kishte ndodhur para disa viteve nuk e ka zbuluar emrin e saj, kështu duke mbetur anonime.

Ajo ka treguar se ishin duke u kthyer nga shkolla dhe në një vend malor kur ka ndaluar autobusi dhe në momentin kur kanë dalë nga autobusi, shoferi i ka telefonuar dy persona duke u thënë se janë dy veta këtu dhe hajdeni nëse doni.

“Mu më ka ndodhë, kurrë në jetë si kam tregu dikujt, kemi udhëtu dy veta në një fshat malor. Edhe tash kur kemi dal prej autobusit x personi ka qenë në autobus, edhe i ka thirrë me emër iu ka thanë janë dy veta nëse doni muni me dal”.

Në mes të qarave gruaja ka treguar se së bashku me shoqen 15 vjeçare kanë filluar të vrapojnë malit përpjetë dhe se nuk kanë pasur guxim t’i tregojnë askujt aasgjë.

“Na kemi qenë vetëm 15 vjeçare. Edhe na kur e kemi ndëgju ashtu, ka qenë përpjet kemi vrapu tanë kohën edhe nuk kanë mujt me na gjetë, kur kemi dal me një livadh, si kem tregu kërkujt vetëm ujë kemi kërku se skemi guxu as me tregue në atë kohë se kemi qenë në shkollë, edhe kur kemi dalë prej shkolle na ka ndodh qashtu”.

Gjatë rrëfimit të saj ajo ka treguar se i njeh edhe personin që ka qenë në autobus edhe dy të tjerët të cilët i kishte telefonuar.

“Po e njoh x personin, shumë i vjetër është, sa kom dasht me u qu me i than o i poshtër. Edhe i kom njoftë edhe ata personat që i ka thirrë”, ka përfundur rrëfimin një grua në emisionin N’frekuencë në ATV.

Derisa përdhunimi i një 11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë e ka indinjuar shoqërinë. Sot në mesditë në kryeqytet është mbajtur protesta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

36 minuta ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago