Militantët e Gazës dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr gjatë natës, ndërsa tensionet mes palëve u rindezën fuqishëm, pas një mësymje të ushtrisë së Tel Avivit në Rripin e Gazës, ku mbetën të vrarë 9 persona. Kjo ishte ofensiva më vdekjeprurëse në territorin e pushtuar në gati dy dekada.
Hamasi lëshoi rreth 5 raketa kundër izraelit, 3prej të cilave u interceptuan. Sakaq sulmet ajrore të Tel Avivit shënjestruan një fabrikë të prodhimit të raketave për militantët e po ashtu zona të trajnimit të militantëve.
Sirenat e alarmit u dëgjuan në jug të Izraelit, por nuk pati raportime për viktima. Sulmet u dukën të kufizuara, si për të shmangur përshkallëzimin e konflikti në një luftë të plotë. Megjithatë autoriteti Palestinez tha se do ti jepte fund koordinimit për sigurinë me Izraelin, një aranzhim që kishte ndihmuar në ruajtjen e rendit në Bregun Perëndimor.
Përballë agresionit të vazhdueshëm kundër njerëzve tanë dhe shkeljen e marrëveshjeve të nënshkruara, konsiderojmë se koordinimi i sigurisë me qeverinë pushtuese të izraelit, nuk ekziston më.
Kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi se Tel Avivi nuk dëshironte përshkallëzimin e situatës, edhe pse urdhëroi vendosjen e forcave të sigurisë në gjendje gatishmërie. Izraeli dhe Hamasi janë përballur në 4 luftëra dhe një sërë përplasjesh më të vogla që kur grupi i militantëve mori pushtetin në gaza, nga forcat rivale palestinezë në 2007.
Ushtria izraelite bëri të ditur se operacioni i së enjtes në qytezën e Jenin në bregun perëndimor, synonte arrestimin e militantëve Islamikë, që siç thuhet, po planifikonin një sulm madhor. Gjatë mësymjes mbetën të vrarë 7 militantë dhe një grua 61-vjeçare.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…