Ishte një konfrontim i ashpër vite më parë në mes të kreut të LDK-së, Isa Mustafës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Nëpërmjet deklaratave njëri-tjetrin e nokautojshin për të ‘bëmat’ e tyre.
Këto deklarata shkuan aq larg sa që Isa Mustafa duke iu kundërpërgjigjur Haradinajt në një moment i tha se populli po thotë se në Liqenin e Radoniqit ka të burgosur të ‘popullit’.
Në atë kohë, kryeministër ishte Isa Mustafa ndërsa në opozitë Haradinaj.
Mustafa kështu i kishte reaguar Haradinajt i cili kishte thënë se “opozita mund të pranojë dialog, vetëm pasi kryeministri Mustafa të heqë dorë nga marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi”.
Aty, Haradinaj, pohoi se nëse pushteti insiston të arrestojë deputetët që hodhën gaz, populli do ta arrestojë Isa Mustafën.
E këtë deklaratë të tyre e ka kujtuar familja e veprimtarit të varë të LDK-së, Haki Imerit.
Kjo familje shkruan se, Haradinaj para se të lidh një koalicion qeverisës më Isa Mustafën duhet ta pyet këtë të fundit se a është pyetur nga prokurori i Gjykatës Speciale në lidhje me deklaratën e tij.
“Akademik Isa Mustafa, rrezoi qeverinë e vet, qeverinë e votës së lirë, për të ndërtuar një qeveri teknike që do të përmirësonte marrëdhëniet me SHBA. Vite më pare akademiku Mustafa i pat rikujtuar drejtësisë rolin e Ramush Haradinajt në një rast specifik, me të cilin tash do koalicion. Ramush Haradinaj duhet ta pyes Isa Mustafën para se të lidh koalicion se a është pyetur nga prokurori i dhomave të specializuara në lidhje me këtë deklaratë”, shkruan familja Imeri në Facebook.