POLITIKE

Kongresi Panshqiptar Amerikan: Ballkani i Hapur mund të konsiderohet vetëm pasi Kosova të njihet nga Serbia

Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan ka dalur me një komunikatë lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur”, ku ndër të tjera ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet aty vetëm pas njohjes nga Serbia.

Po ashtu, në reagim thuhet se kjo nismë nuk bazohet në parimin e barazisë midis vendeve.

Ky është reagimi i plotë:

KPA deklaron se “Ballkani i Hapur” mund të konsiderohet vetëm pasi Serbia të ketë njohur pavarësinë e Kosovës dhe normalizuar marrëdhëniet ndërshtetërore

Uashington, D.C. – 19 Qershor, 2022

Në një deklaratë të lëshuar nga Bordi i Organizatës, Kongresi Panshiptar Amerikan (KPA) nënvizon mbështetjen e çdo iniciative të mirëfilltë që avancon bashkëpunimin rajonal në Ballkan dhe mbështet vlerat liberale siç janë lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve.  Megjithatë, KPA beson fuqimisht se nisma e Ballkanit të Hapur nuk mund të ketë bazë të shëndoshë për aq kohë sa Sërbia kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe refuzon të pranojë fajin për politikën e vet prej dekadash të represionit dhe krimeve të luftës në Kosovë.

Kryetari i Bordit të KPA-së, Dr. Mani Çelaj shtoi: ”Nisma e Ballkanit të Hapur nuk bazohet në parimin e barazisë së anëtarëve. Kjo nismë nuk e konsideron Kosovën si shtet të pavarur dhe kërkon të vendosë hegjemoni ekonomike të Sërbisë mbi rajonin, të ndërtuar përmes politikave që minojnë stabilitetin afatgjatë dhe demokratizimin e Ballkanit Perëndimor.  Ballkani i Hapur ofron një platformë për Rusinë dhe Kinën që të zgjerojnë ndikimin e tyre keqdashës përmes Sërbisë në vendet tjera të rajonit që kanë orientim të fuqishëm pro-perëndimor.  Si i tillë, Ballkani i Hapur bie ndesh me përpjekjet e ShBA-së për paqen dhe stabilitetin në rajon.

KPA mirëpret deklaratën e të dërguarit të ShBA-së z. Gabriel Escobar se “çdo iniciativë e integrimit ekonomik duhet të përfshijë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si të barabarta”.  KPA beson se korniza e vetme për ta arritur këtë integrim ekonomik të barabartë është ajo e Tregut të Përbashkët Rajonal, për të cilën të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord më 2020 në Sofje, e që do të pasohet me një plan ambicioz ekonomik dhe investues prej 30 miliardë eurosh të financuar nga BE-ja dhe që lidhet me perspektivat e anëtarësimit të rajonit në BE.

Prandaj, KPA i bën thirrje kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, që të përqendrojë përpjekjet e tij në mbështetje optimale të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe interesave afatgjata kombëtare të Shqipërisë duke punuar me liderët e Kosovës për të forcuar partneritetin mbi vlerat e përbashkëta dhe aspiratat e ardhshme për integrim në BE.

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago