Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gluka Konjufca është deklaruar lidhur me ‘amerikanizmin’, për të cilin Lëvizja Vetëvendosje po e akuzon Lidhjen Demokratike të Kosovës, konkretisht ish-ministri i Brendshëm Agim Veliu.
Në një shkrim të bërë në Twitter, Konjufca tha se pro-amerikanizmi është mentalitet kolektiv i shqiptarëve të Kosovës.
Sipas Konjufcës anti-amerikanizmi është propagandë e rëndë, pasi përcaktimi pro-amerikan është i rrënjosur thellë në vlerat e shqiptarëve.
“Ky është një mentalitet popullor, një mentalitet kolektiv i njerëzve të Kosovës. Kushdo që është kundër SHBA-së, nuk mund të fitojë zgjedhjet në Kosovë.Anti-amerikanizmi është një propagandë e neveritshme. Asnjë fuqi në botë nuk mund të ndryshojë kursin pro-perëndimor, miqësinë dhe afërsinë e njerëzve të Kosovës. Ky përcaktim është i rrënjosur thellë në vlerat tona kolektive”, shkroi ai në Twitter.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…