Konjufca komenton statusin e Isa Mustafës, thotë se populli ka pezëm mbi të

Anëtari i VV’së, Glauk Konjufca, ka thënë në emisionin Dpt te Fidani në T7 se kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka përzierje të deliriumit dhe mllefit.

Mustafa tha se librat që i ka shkruar Kujtim Shala, janë të pakuptueshëm për deputetët e VV’së. Mustafa po ashtu ka thënë se VV janë të përkëdhelurit e ndërkombëtarëve.

Ndërsa Konjufca thotë se Mustafa ka dëshpërim për qeverisjen, andaj shpreh mllefin ndaj VV’së.

“Cilësimet të tilla do ishin të tepërta për ismail Kadaren e lëre më për akademikët e LDK’së. Ndërsa mllefi i tij që po i humb partnerët ndërkombëtarë, që ka shkaktu një pezëm në popullësi. Ata që poppuli i ka larguar me votë, Isa i ktheu në pozitë. Ambasadat ja kanë bërë të ditur se kthimi në zyra i keqpërdoruesve ka qenë gabim. Sivjet shumë interesant, diçka tjetër po vërehet me këtë qeverinë Hoti. Ai i mvesh atribute profetike Kujtim Shalës. Nuk guxon një profesor i të bëjë këtë. Ai e ngritë në një nivel kozmik. Cfarë drama dhe konsekuenca politike zhvillohen në një vend kur populli nuk ka aspak besim në Qeveri”, thotë ai.

“Shikoni masat e marra nga ministri Vitia, dhe tani Zemaj. Një ministër që nuk ka haber fare, dhe një njeri të përgatitur. Tani jemi të parët në Europë me raste të infeksioneve. Kjo lë të kuptohet që qytetarët nuk e bëjnë hesap Qeverine e tyre”, shton Konjufca.