POLITIKE

Thirrjet e ushtarëve amerikanë “Kosova, Kosova, Kosova”, Vuçiq: Kjo s’është e këndshme për ne serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në akademinë ushtarake amerikane West Point.

Ai ka thënë se kjo për serbët nuk është diçka e këndshme.

“E keni parë dje Vjosa Osmanin në West Point teksa ushtarët amerikanë i thërrisnin “Kosova, Kosova, Kosova”, gjë që nuk është shumë e këndshme për ne serbët ta shikojmë. Por mirë, ne jemi mësuar me shumë gjëra të tilla. Vetëm jini të qetë, të durueshëm dhe tolerantë”, tha Vuçiq.

Duke folur për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiq thotë se ata “nuk i trajnojnë vetëm SHBA-të, por edhe anglezët dhe turqit”.

“Kanë personel të trajnuar mirë, nuk ka dyshim. I dimë numrat e saktë, nuk do të doja të flas për këtë tani. “Nuk është diçka që mund ta kërcënojë ushtrinë serbe, por nuk ka dyshim se mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha ai.

Presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB’së. Përfaqësuesit e Kosovës tradicionalisht këtë ngjarje mundohen ta shfrytëzojnë për kontakte me shtetet të ndryshme përfshirë ato që s’e kanë njohur Kosovën.

Gjatë qëndrimit të Osmanit në West Point, ushtarakët amerikanë kanë intonuar himnin e Kosovës, ndërsa ajo kadetëve u është drejtuar me një fjalë.

“Një ditë e paharruar në West Point, akademinë ushtarake ku gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet, vetmohim dhe sakrificë! Faleminderit që nderuat Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Osmani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago