POLITIKE

Konjufca: Me LDK-në u pajtuam për shëndetësi e arsim, për 10 ditë i kryejmë negociatat për formimin e Qeverisë

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në takimin e së hënës është arritur pajtim për sektorin e shëndetësisë dhe për arsimin. Pas takimit me LDK-në, Konjufca ka thënë se pret që për dhjetë ditë të kryhen negociatat për formimin e Qeverisë.

Sipas tij, takimi i sotëm ka qenë “me më së shumti pajtueshmëri” mes dy partive politike.

“Sot jemi mbledhur për të biseduar enkas për shëndetësinë dhe për arsimin. Grupet tona më profesionale i shpalosën qëndrimet e secilit subjekt përkatës politik”, ka thënë ai teksa ka shtuar se janë pajtuar në shumicën e pikave për këto dy sektorë.

Ai ka thënë se janë trajtuar nga së paku dhjetë tema thelbësore për shëndetësinë e arsimin.

Konjufca ka shtuar se nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kontribuar “atmosferës së mirë të takimit për arritjen e pajtueshmërisë sonë për këto dy fusha”.

Konjufca ka thënë se nuk është diskutuar për ndarjen e dikastereve.

“Ne ende nuk e kemi caktuar një takim në të cilën do të flitet ndarja e dikastereve. Strategjia jonë negociatore ka qenë pajtueshmëria sa më e madhe, që të fillojmë prej mënyrave në të cilat pajtohemi”, ka shtuar ai.

Konjufca ka treguar se në takimin e ardhshëm do të diskutohet për politikat sociale. Ka thënë se për temat të politikës së jashtme dhe disa tema tjera madhore, diskutimi të bëhet në nivel të krerëve të partive.

Për diskutimet e fundit se LDK-ja e ka vënë në tavolinë postin e kryeministrit, Konjufca ka deklaruar se “është ditur tashmë se kryeministri zgjidhet prej popullit”.

“Sa i përket kryeministrit mendoj që kurrë nuk është kontestuar fakti prej atij momenti kur nuk është arritur marrëveshja ne popullit ua kemi shpjeguar që tash kryeministri zgjidhet prej popullit. Tashmë është e qartë që faktikisht që mandatari për kryeministër do të jetë prej subjektit që ka fituar më së shumti vota. Të gjitha këto që kanë dalë janë forma të shprehjes të cilat as nuk janë diskutuar në këtë takim. Në momentin që dy subjektet politike tona kanë thënë që numri i ministrive do të reduktohet prej 21 deri në 12 ne kemi dikutuar për masat qe do ndërmerren jo për emrat”, ka shtuar Konjufca.

“Mendoj që për 10 ditë do përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së re”, ka thënë ai në fund.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago