Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur mbi detajet e takimit të sotëm me Emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Konjufca, në Rubikon të Klan Kosovës, tha se nga Lajçaku ka kërkuar që të mos ketë bisedime për pavarësinë dhe territorin e vendit pasi, sipas tij, Emisari i BE-së në të kaluarën ka dhënë deklarata të cilat e kanë dëmtuar interesin e Kosovës.
“Këtë duhet t’ia thotë çdo zyrtar shtetëror i Republikës së Kosovës Miroslav Lajçakut, për shkak se kur e mori mandatin për të qenë njeriu kryesor i mandatuar nga Bashkimi Evropian për ta udhëhequr pozicionin dhe përgjegjësinë e ndërmjetësit kryesor në dialogun Kosovë- Serbi [Miroslav] Lajçak i pati disa deklarata të cilat mendoj se e kanë dëmtuar interesin e Republikës së Kosovës”.
Ai tha se deklaratat e Emisarit të BE-së, si ajo për mundësinë e prekjes së Kushtetutës së Kosovës, janë të rrezikshme për vendin.
“Deklarata të cilat nënkuptonin disa mesazhe që ai i lëshonte në drejtim të kornizës së marrëveshjes e cila, sipas tij, nuk e përjashton edhe mundësinë e prekjes së Kushtetutës së Kosovës. Kjo ma merr mendja që është shumë e dëmshme. Edhe kryeministri, presidentja dhe zyrtarë të tjerë, zëvendëskryeministri Bislimi për shembull i cili po udhëheq ekipet e dialogimit të Kosovës me Serbinë, ia kanë bërë të qartë [Miroslav] Lajçakut që kjo qasje nuk është e mirëpritur në Kosovë. Nëse insistohet që zgjidhja përfundimtare me Serbinë do ta ketë formën e ndryshimit të vetë Kosovës nga aspekti institucional kushtetues për neve kjo është shumë e rrezikshme. Është një qasje e cila në fund rezulton me cenimin e rendit juridiko-kushtetues të Republikës së Kosovës, por gjithmonë në favor të Serbisë”.
Kryetari i Kuvendit shtoi se duke pasë parasysh pushtetin në Serbi nuk beson se mund të arrihet marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi pa u prekur Kushtetuta e Kosovës.
“Unë mendoj se kjo [marrëveshje përfundimtare pa u prekur Kushtetuta e Kosovës] do të ishte opsioni më i mirë për Kosovën, por nuk jam shumë optimist që kjo do të arrihet. Përse nuk jam optimist? Pesimizmi im ka të bëjë me përmbajtjen e pushtetit në Serbi, çfarë natyre ka qeveria e Serbisë dhe le të themi koalicioni qeverisës atje, pra ai dominohet totalisht nga një forcë politike e cila rrënjët e saj politiko-ideologjike i ka në hegjemonizmin serb i cili ndoshta në momente të caktuara historike e ka përjetuar ndonjë modifikim dytësor, por orientimin esencial që një shekull e gjysmë, së paku prej Kongresit të Berlinit, e ka të njëjtë për të realizuar atë që e tha [Aleksandar] Vulini e të cilin e mbështeti [Aleksandar] Vuçiqi para rreth një muaji – krijimin e botës serbe. Kjo i bie politikisht përfshirja e çdo serbi brenda një shteti serb që i bie së paku shkatërrimi i Malit të Zi si shtet, Kosovës si shtet dhe Bosnjes si shtet”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…