BOTA

Koreja e Veriut në kulmin e diktaturës së egër: Prindërit e fëmijëve që shohin filma të huaj dërgohen në kampe

Prindërit në Korenë e Veriut, që i lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywood-it janë paralajmëruar që do të dërgohen në kampe.

Këto masa ekstreme vijnë në vazhdën e politikës strikte të vendit diktatorial ndaj prodhimeve filmike apo mediatike që vijnë nga jashtë.

Edhe pse në të shkuarën, prindërit mund t’ia hidhnin në këto raste me një paralajmërim serioz nëse fëmijët e tyre kapeshin me filma të huaj, tashmë masat janë rreptësuar.

Pyongyang i ka përshkallëzuar përpjekjet për të ndaluar çdo lloj materiali të huaj nga vendi i Azisë Lindore.

Më konkretisht, prindi i një fëmijë të kapur duke parë filma të huaj, apo programe televizive të huaja, do të dërgohen në kampe pune për gjashtë muaj. Kurse, fëmijët e tyre do duhet të shërbejnë për pesë vite.

Po ashtu, raportohet se qytetarët që do të kapen duke folur, kërcyer apo duke kënduar si koreano-jugorët, do të shërbejnë gjithashtu gjashtë muaj, ndërsa prindërit e tyre do të kenë një fat të ngjashëm.

Mediat e huaja, veçanërisht çdo gjë që konsiderohet si “perëndimore”, është rreptësisht e ndaluar në Korenë e Veriut, vendin diktatorial që i “shpëlan” trurin qytetarëve të saj për të siguruar mbështetje për regjimin në pushtet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago