Koronavirusi gjunjëzon Iranin: I kërkon ndihmë FMN’së për herë të parë që nga viti 1962
Irani njoftoi të enjten se ka kërkuar ndihmë të menjëhershme financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili nuk i ka dhënë para që nga viti 1962. E kjo për shkak të koronavirusit.
“Banka jonë qendrore ka kërkuar qasje” në instrumentin e financimit të shpejtë të FMN-së, njoftoi në Twitter Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.
Ai i kërkoi Bordit të Guvernatorëve të FMN-së, i cili praktikisht nuk mund të marrë asnjë vendim pa pëlqimin e SHBA, t’i përgjigjet kërkesës së Iranit “në një mënyrë të përgjegjshme”.
Zarif tha se Irani kishte nevojë urgjente për ndihmë me pajisje mjekësore, lehtësira dhe komplete testimi për të luftuar përhapjen e virusit.