Koronavirusi në Shqipëri, 15 raste të reja

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 19 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 678 numrin total të të prekurve. 8 raste të reja janë konstatuar në Tiranë, ndërsa rastet e tjera janë konstatuar në Mirditë, Shkodër, Kurbin dhe Has.

Gjatë ditës së djeshme u konstatuan për herë të parë raste të shumta me koronavirus në burgje. 13 të burgosur u konstatuan me koronavirus në burgun nr.313, të cilët tashmë janë izoluar në dhomat e “të fortëve”.

Raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
-Tirana, 8 raste
-Shkodra, 1
-Hasi, 1
-Mirdita, 2
-Kurbini, 1

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve. Aktualisht në vendin tonë janë aktivë me sëmundjen 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Ndërkohë, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. Nga këta, 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavjion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.