KRYESORE

NATO mund të mbyllë qiellin e Ukrainës. Rusia: S’ka garanci se nuk do ketë përplasje

NATO po vlerëson mundësinë e mbylljes së hapësirës ajrore mbi qiellin e Ukrainës, me kërkesë të Kievit. Kështu shprehet ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i cituar nga media britanike, Sky News. Ky opsion, i cili ishte përjashtuar më herët nga liderët perëndimorë, si Joe Biden apo Boris Johnson, do të mundësonte shënjestrimin e avionëve ushtarakë rusë dhe për pasojë, një konfrontim të drejtpërdrejtë të NATO-s me Moskën.

Nga ana tjetër, Rusia ngre zërin kundër programeve të perëndimit për furnizimin me armë të Ukrainës. Zëvendësministri i jashtëm, Aleksandër Grushko, përmendi rrezikun e një përplasjeje mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s duke theksuar se e gjithë kjo situatë është shumë e rrezikshme dhe se nuk ka garanci që s’do ketë incidente mes palëve.

Nga ana tjetër, Britania dhe Polonia paralajmërojnë sanksione të mëtejshme kundër Moskës dhe regjimit të Putin. Kryeministri britanik, Boris Johnson, dënoi aktet barbare të Rusisë në Ukrainë dhe konfirmoi dërgimin e armëve në Kiev. Për të qetësuar paksa retorikën mendon Gjermania. “Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do të ndërhyjmë ushtarakisht. Kjo vlen për NATO-n që nuk do ta bëjë atë dhe për të gjithë të tjerët. Në këtë situatë ajo do të ishte e gabuar”, tha Kancelari Olaf Scholz.

Ndërkohë, në paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë, përfshihet përjashtimi i 7 bankave nga sistemi SWIFT dhe ndalimi i eksportimit të monedhës euro drejt çfarëdo personi juridik apo fizik në Rusi, përfshirë qeverinë dhe Bankën Qendrore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

11 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago