Bie një tjetër nga kokat që dikur drejtonin regjimin kinez. Gjykata ”e popullit” e qytetit Changchun ka dënuar me vdekje Fu Zhenghua, ish-ministrin e Drejtësisë kineze, post të cilin e ka mbajtur deri më 2020.
Sipas gjykatës, Fu ka përfituar nga autoriteti i tij për të garantuar fitime të mëdha për veten dhe familjarët, me një shumë që shkon deri në 17.6 milionë euro.
Fu, si shumë të tjerë që vitet e fundit kanë përfunduar në burg pas fushatës antikorrupsion të urdhëruar nga presidenti XI Jinping, cilësohej deri pak vite më parë si një “yll në ngjitje” brenda regjimit.
Në 2018 Fu u emërua si ministër i Drejtësisë, dhe dukej kjo trampolina e suksesit definitiv, por në fakt ishte fundi i tij. Pas dy vitesh, ai la postin dhe në tetor të vitit 2021 u zyrtarizua hetimi ndaj tij për korrupsion. Marsin e këtij viti ai u përzu nga Partia Komuniste dhe në prill u arrestua. Tani vjen dënimi me vdekje, që u shndërrua gjithsesi në dënim të përjetshëm.
Analistët e çështjeve kineze nënvizojnë që rënia e Fu Zhenghua nuk është asgjë tjetër veçse rezultati i luftës midis fraksioneve brenda Partisë Komuniste, që ndodhin nën heshtjen e opinionit publik dhe del në pah me vendime të tilla.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…