Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot me ambasadorin e ShBA’ve në Kosovës, Philip Kosnett.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, ka njoftuar se takimi do të mbahet në ora 10:30, në Kabinetin e kryetares.
“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett.”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Osmani është zotuar se Kuvendi do ta mbikëqyrë Qeverinë e Kosovës.
Ajo është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë organin legjislativ në Kosovë.
Më parë me Parlamentin e Kosovës kanë udhëhequr Kolë Berisha, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Glauk Konjufca.