Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke vënë në shënjestër Kinën me një vendim të papritur dhe drastik në fushën e tregtisë.
Në një mesazh të fundit në Truth Social, Trump ka njoftuar se tarifat ndaj Kinës do të rriten në 125 për qind, me efekt të menjëhershëm.
Ai e ka justifikuar këtë vendim me mungesën e respektit që, sipas tij, Kina ka treguar ndaj Tregjeve Botërore dhe ndaj vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj Tregjeve Botërore, unë, që nga ky moment, po rris Tarifën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosin Kinës në 125 për qind, me efekt të menjëhershëm. Në një moment të caktuar, shpresojmë që në të ardhmen e afërt, Kina do ta kuptojë se ditët kur ajo përfitonte në kurriz të SHBA-së dhe vendeve të tjera nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme”, deklaroi 78-vjeçari.
Ndërkohë, lideri amerikan theksoi se mbi 75 vende të tjera kanë kontaktuar autoritetet amerikane – përfshirë Departamentin e Tregtisë, Thesarin dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Tregtisë – për të negociuar në mënyrë konstruktive mbi çështje që lidhen me tregtinë, barrierat tregtare, tarifat, manipulimin e monedhës dhe masat jo-monetare.
Duke vlerësuar se këto shtete nuk kanë reaguar me masa hakmarrëse ndaj SHBA-së, Trump ka njoftuar gjithashtu një vendim tjetër: një pauzë 90-ditore dhe një tarifë reciproke të reduktuar ndjeshëm, prej vetëm 10 për qind, për këtë periudhë – gjithashtu me efekt të menjëhershëm.
“Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”, përfundon mesazhin e tij presidenti amerikan.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…